Cristiano Ronaldo i kërkon bordit të Unitedit të blejë lojtarë të rinj - Gazeta Express
string(70) "cristiano-ronaldo-i-kerkon-bordit-te-unitedit-te-bleje-lojtare-te-rinj"

Cristiano Ronaldo i kërkon bordit të Unitedit të blejë lojtarë të rinj

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 22:59

Pos Cristianos edhe disa lojtarë të tjerë kanë kërkuar të njëjtën gjë

Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët yje të Manchester United i cili ka shkuar në bord dhe ka kërkuar ndihmë për skuadrën duke nënshkruar me lojtarë të rinj.

Lexo Edhe:

Skuadra ka filluar sezonin e ri në Premier Ligë si mos me keq dhe lojtarët mendojnë që hierarkia e klubit nuk ka intervenuar mirë gjatë afatit të transfereve.

Nën drejtimin e Erik ten Hag, Djajtë e Kuq kanë humbur dy ndeshjet e para të sezonit, në shtëpi kundër Brighton (2-1) dhe si mysafirë i Brentford (4-0). Me zilet e alarmit që po bien, skuadra janë të shqetësuar shumë aq më pak kur dihet që kanë mbetur vetëm dy javë deri në fund të afatit të transfereve.

Grupi i lojtarëve yje të cilët besohet që kanë shkuar të bordi përbëhet nga: Ronaldo, Bruno Fernandes, Harry Maguire, Luke Shaw dhe Marcus Rashford. Ata mendojnë që klubi nuk ka treguar ambicie këtë verë dhe ka dështuar për të gjetur zëvendësime adekuate për lojtarët të cilët u larguan.

Manchester ka humbur lojtarët, por nuk ka transferuar

Këtë verë, nga United janë larguar pesë lojtarë të ekipit të parë, duke mos u transferuar asnjë tjetër. Bëhet fjalë për  Paul Pogba, Jesse Lingard, Nemanja Matic, Juan Mata dhe Edinson Cavani – por në skuadër janë blerë vetëm tre lojtarë, dy prej të cilëve me një tarifë transferi.

Ekziston një mendim i përgjithshëm që United nuk ka nevojë vetëm për lojtarë, por ka nevojë për lojtarë cilësorë, sidomos në mesfushë. Synimet e tyre për ta blerë Frenkie de Jong dhe Adrien Rabiot deri me tani konsiderohet përpjekje të pasuksesshme.

Megjithatë, mësohet se lojtarët nuk janë kthyer kundër Ten Hag, pavarësisht se ai ia ka filluar në mënyrën më të keqe drejtimin e United. Ka një marrëdhënie pozitive të tij në prapaskenë dhe shumica e skuadrës e kanë pyetur bordin se çfarë janë duke bërë.

Për më tepër, lojtarët besojnë që holandezi nuk është duke u përkrahur sa duhet nga bordi dhe mësohet se situata nuk është në dobi të tij.

Do të jetë interesante të shihet se si do t’i kundërpërgjigjet bordi atyre, me lojtarët që i janë bashkuar shqetësimit të tifozëve.

Gushti ende ska përfunduar, as sezoni i United, por diçka duhet të ndryshojë në klub dhe atë shumë shpejt. /GazetaExpress/