Cristiano Ronaldo hap edhe një hotel, kësaj radhe në New York - Gazeta Express
string(60) "cristiano-ronaldo-hap-edhe-nje-hotel-kesaj-radhe-ne-new-york"

Futboll

Gazeta Express

10/07/2021 22:59

Cristiano Ronaldo hap edhe një hotel, kësaj radhe në New York

Futboll

Gazeta Express

10/07/2021 22:59

Cristiano Ronaldo ka hapur edhe një hotel, kësaj herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në New York

Pasi që ka hapur hotele në Madeira, Lisbonë dhe Madrid, ish sulmuesi i Real Madridit tani ka hapur hotelin e tij që quhet “Pestana CR78” në Times Square të New Yorkut.

“Çfarë date magjike, 07.07 për të prezantuar hotelin tim më të ri, “Pestana CR7” në Times Square në New York”, ka shkruar Cristiano në Twitter derisa ka lajmëruar për hapjen e tij e që është i pari i hapur jashtë Europës.

“Rezervoni tani dhe zbulojeni hotelin më të ri, më ‘Cool’, në vendin më të mirë në qytet!”.

Sipas ueb-faqes të hotelit, një natë në “Pestana CR7 në Times Square mund të rezervohet për 91 dollarë – afërisht 77 euro. Dhomat e tjera, më të shtrenjta shkojnë deri në 140 euro për një natë.

Pasi që është në New York – në qytetin që nuk flenë kurrë – hoteli ofron shërbime në recepcion për 24 orë dhe ka një lobi që është e mbushur me kujtime nga karriera e Cristiano Ronaldos. Aty po ashtu mund të gjeni palestër fitnezi, një parking për makina dhe dhoma për takime biznesi dhe aranzhim ngjarjesh të ndryshme. /GazetaExpress/