Cristiano Ronaldo ka emëruar atmosferën më të mirë, në të cilën ka luajtur gjatë karrierës së tij legjendare – dhe përgjigja e tij mund të ju befasojë.
40-vjeçari Ronaldo ka luajtur për disa klube ikonike, duke nisur nga Sportingu, Manchester Unitedi, Real Madridi e Juventusi, derisa tashmë djersitë fanellën e Al-Nassr në Arabinë Saudite.
Gjatë kohës së tij në Europë, ai kishte kënaqësinë që të luante në stadiumet më të njohura të botës, si në “Camp Nou”, “Old Trafford” e “Santiago Bernabeu”, por ai nuk i përmendi fare këto stadiume, kur u pyet se cila ishte atmosfera më e mirë që kishte luajtur ndonjëherë.
Megjithatë, ai e pranon se ai i shijonte më shumë golat e shënuar në “Camp Nou” sesa në “Bernabeu”.
Por, ai emëroi një stadium tjetër për atmosferën më të mirë, dhe ai ishte “Celtic Park” i Celticut – i njohur ndryshe edhe si “Parkhead”.
“Tifozët e Celticut janë të jashtëzakonshëm”, tha Ronaldo për uebsajtin e Celticut.
Ronaldo nuk është legjenda e vetme që e ka vlerësuar atmosferën në “Celtic Park”.
Njëjtë kishin bërë edhe Sir Alex Ferguson dhe Lionel Messi, të cilët po ashtu kishin thënë që atmosfera në këtë stadium, ishte më e mira që e kishin përjetuar.
Stadiumi i Celticut është më i madhi në Skoci dhe ka një kapacitet prej 60 mijë ulësesh./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...