Credins Bank ka një njoftim të rëndësishëm për mbledhjen e jashtëzakonshme - Gazeta Express
string(74) "credins-bank-ka-nje-njoftim-te-rendesishem-per-mbledhjen-e-jashtezakonshme"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 18:03

Credins Bank ka një njoftim të rëndësishëm për mbledhjen e jashtëzakonshme

Lajme

Gazeta Express

24/06/2021 18:03

Credins Bank në bazë të Nenit 24 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit Nr. 04/ L-093 per Bankat Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, “Banka Credins Kosovë” Sh.a, publikon këtë:

PËR THIRRJEN E MBLEDHJES PËRGJITHSHME TË JASHTËZAKONSHME TË AKSIONARËVE TË “BANKA CREDINS KOSOVË” SH.A.

1.Thirrja e Mbledhjes të Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Aksionarëve është bërë sipas kërkesës të paraqitur nga aksionarët e shoqërisë “BANKA CREDINS” SH.A.

2.Për shkak të Pandemisë COVID 19, pjesëmarrja në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Aksionarëve, do të mbahet nga distanca përmes kyçjes me platforma online që Banka ka vendosur në dispozicion të pjesëmarrësve, më datën 25/06/2021, duke filluar nga ora: 09.00.

3.Rendi i ditës:

a.Propozimi për miratim të vendimit për rritjen e kapitalit të “BANKES CREDINS KOSOVË”, nëpërmjet emetimit të aksioneve të zakonshme të shoqerisë.

b.Propozimi për miratim të vendimit për nënshkrimin e aksioneve të reja të zakonshme të emetuara nga “BANKA CREDINS KOSOVË”.

c.Propozimi për miratim të vendimit për plotësim-ndryshim të Statutit të “BANKES CREDINS KOSOVË”.

d.Propozimi për miratim të vendimit për emërim të Auditorit të Jashtëm për vitin 2021.

4.Ftohen aksionarët e shoqërisë, që të paraqiten në Mbledhjen e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Aksionarëve, në kohën e specifikuar në këtë njoftim.

5.Ngarkohet Drejtoria të bëjë njoftimet dhe regjistrimet përkatëse në përputhje me Ligjin.

/artikull i sponsorizuar/