Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar - Gazeta Express
string(88) "crans-montana-viktimat-e-zjarrit-nuk-munden-te-shpetonin-per-shkak-te-daljes-se-bllokuar"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 20:01

Crans-Montana: Viktimat e zjarrit nuk mundën të shpëtonin për shkak të daljes së bllokuar

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 20:01

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga hetimet për zjarrin tragjik në një lokal në Crans-Montana, ku humbën jetën dhjetëra persona. Sipas analizave të fundit dhe pamjeve nga kamerat e sigurisë, shumë nga viktimat nuk arritën të shpëtonin pasi një nga daljet emergjente ishte e bllokuar.

Raportet tregojnë se gjatë përhapjes së shpejtë të flakëve, njerëzit u përpoqën të largoheshin përmes daljeve, por u përballën me pengesa, duke krijuar panik dhe kaos brenda ambientit.

Disa prej tyre mbetën të bllokuar pranë derës emergjente, ndërsa të tjerë u detyruan të thyenin dritaret për të shpëtuar, transmeton albinfo.ch.

Hetimet po fokusohen tashmë te standardet e sigurisë dhe menaxhimi i emergjencës në lokal, përfshirë funksionimin e daljeve të emergjencës dhe respektimin e rregullave të mbrojtjes nga zjarri. Autoritetet nuk përjashtojnë përgjegjësi penale për personat përgjegjës.

Kjo tragjedi, ku mbi 40 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, ka ngritur shqetësime serioze në gjithë Zvicrën për sigurinë në hapësirat publike dhe respektimin e standardeve bazë të emergjencës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement