Cristiano Ronaldo besohet të ketë pasur gisht në shkarkimin e Maurizio Sarrit.
Portugezi nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me Sarrin dhe i ka shprehur pakënaqësitë e tij në disa raste dhe natyrisht, sipas “L10Sport”, edhe klubi ka mbajtur anën e Cristianos.
Por, nëse Ronaldo nuk e ka pëlqyer Sarrin, ky i fundit duket se e ka mbajtur premtimin e dhënë një vit më parë se do ta ndihmojë në shumë aspekte.
“Me mua Ronaldo do të thyejë rekorde, do të shkëlqejë”, kishte thënë Sarri me t’u emëruar në stolin e Juves.
Ronaldo e mbylli sezonin me disa rekorde, por më i rëndësishmi është ai për gola të shënuar në një sezon.
Ronaldo shkroi një faqe në librat e historisë së Juventusit duke u bërë lojtari i vetëm që shënon 37 gola në të gjitha garat në një sezon.
Ai theu rekordin që mbante Felice Placido Borel, që në sezonin e largët, 1933/1934, kishte shënuar 36 gola. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...