Covid sot, tre humbje jete dhe 831 qytetarë të infektuar - Gazeta Express
string(55) "covid-sot-tre-humbje-jete-dhe-831-qytetare-te-infektuar"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 16:36

Covid sot, tre humbje jete dhe 831 qytetarë të infektuar

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 16:36

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1975 testime nga të cilët kanë rezultuar të infektuar 831 qytetarë si dhe janë regjistruar tre humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1975 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 831 qytetarë, në këto bashki:
313 në Tiranë, 40 në Durrës, nga 33 qytetarë në Vlorë, Berat, 28 në Lushnje, nga 27 qytetarë në Fier, Sarandë, nga 22 qytetarë në Kavajë, Korçë, 19 në Devoll, 16 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kuçovë, Elbasan, 14 në Gjirokastër, nga 13 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Skrapar, Prrenjas, nga 11 qytetarë në Bulqizë, Gramsh, nga 10 qytetarë në Kamëz, Divjakë, nga 9 qytetarë në Tepelenë, Dimal, 8 në Krujë, nga 7 qytetarë në Patos, Himarë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Shijak, Dibër, nga 5 qytetarë në Delvinë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Vorë, Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Tropojë, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Poliçan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Mat, Klos, Belsh, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Mirditë, Rrogozhinë, Roskovec, Finiq.

Advertisement

Janë 7,671 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 72 vjeç, një qytetar nga Shkodra 80 vjeç, një qytetar nga Elbasani 85 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 795 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (6 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 831
Të shëruar në 24 orë 795
Të shtruar në spitale 26
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1975

Testime totale 1,929,635
Raste pozitive 316,976
Raste të shëruara 305,745
Raste Aktive 7,671
Humbje jete 3,560

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,774 Fier 769
Durrës 676
Vlorë 519
Elbasan 394
Korçë 321
Gjirokastër 312
Shkodër 239
Lezhë 235
Berat 231
Dibër 151
Kukës 50