Covid mund t’i vërë ‘kyçin’ drejtësisë, SPAK e GJKKO vendosin të hënën për pezullimin e punës - Gazeta Express
string(89) "covid-mund-ti-vere-kycin-drejtesise-spak-e-gjkko-vendosin-te-henen-per-pezullimin-e-punes"

Gazeta Express

11/07/2020 18:22

Covid mund t’i vërë ‘kyçin’ drejtësisë, SPAK e GJKKO vendosin të hënën për pezullimin e punës

Gazeta Express

11/07/2020 18:22

Rritja e lartë e numrave të të infektuarve me Covid në Shqipëri mund të pezullojë përkohësisht punën e organeve të drejtësisë.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion dhe SPAK do të vendosin në fillim të javës për mbylljen ose jo të zyrave të tyre, për shkak të rasteve Covid në këto dy institucione të drejtësisë.

Lexo Edhe:

Situata aktuale është problematike për GJKKO dhe SPAK, për shkak se institucionet ndodhen në zyra të vogla me 3 apo 4 persona secila, pasi godina po rikonstruktohet.

Shqetësimi u ngrit edhe nga kreu i SPAK Arben Kraja, i cili kërkoi përfundimin sa më të shpejtë të ambienteve.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që në këto institucione, punonjësit i nënshtrohen testimeve për Covid, pasi edhe në muajin prill në burgjet e në paraburgim, shumë prokurorë iu nënshtruar tamponimit, për shkak të punës.

Në hyrje të institucionit është vendosur një tunel dezifektimi, ndërsa prej katër muajsh seancat zhvillohen pa praninë e mediave, vetëm në praninë e avokatëve dhe prokurorëve të pajisur me maska.