Covid/ Matja e temperaturës sjell edhe përplasje fizike mësuese-mjek si rasti në shkollën “Kongresi i Manastirit” - Gazeta Express
string(110) "covid-matja-e-temperatures-sjell-edhe-perplasje-fizike-mesuese-mjek-si-rasti-ne-shkollen-kongresi-i-manastirit"

Gazeta Express

26/10/2020 21:49

Covid/ Matja e temperaturës sjell edhe përplasje fizike mësuese-mjek si rasti në shkollën “Kongresi i Manastirit”

Gazeta Express

26/10/2020 21:49

Në këto kohë pandemie policia po ballafaqohet gjithnjë e më shumë  po konflikte të padëgjuara. Nuk bëjnë përjashtim as mësuesit dhe as mjekët. I tillë është rasti I mësueses me inicialet B. M e cila u grind me mjekun e shkollës ku jep mësim pasi refuzoi që ai t’ maste temperaturën teksa po hynte brenda ambjenteve. Ngjarja u mbajt  shënim nga policia e Tiranës, e cila rregjistroi si fillim rrëfimin e mësueses e cila këmnëngul se kur doli nga shkolla, zënka për matjen e temperaturës brënda pak orësh u shndërrua në konflikt fizik mes të dyve.

 Një burim i sqaroi gazetës “Si në rrugë jo zyrtare, se mësuesesja dhe mjeku me inicialet E. A kishin patur edhe më herët një mosëmarrëveshje me njëri tjetrin . Por kulmi arriti kur mjeku u ankua tek drejtoresha e shkollës se njëra nga anëtaret e stafit mësimor refuzonte t’i matej temperatura. Lëvizja më tej ka qenë e mësueses me inicialet B.M që mbërriti në policisë duke këmbëngulur se u shty fizikisht kur përfundoi orët e mësimit. Por mjeku mohon të ketë ndodhur diçka e tillë. Kjo përplasje deklaratash ka zgjuar reagimin e policisë që pasi shënoi kallzimin nga mësuesja e shkollës “Kongresi I Manastirit” që pretendon se u kanos fizikisht dhe verbalisht , mbërriti  në shkollë.

Sipas burimeve policore të gazetës “Si”, agjentët e krimeve zbarkuan në shkollë, për të  sekuestruar kamerat e sigurisë . Sipas policisë rezulton se në orën14.26 .45 sekonda mësuesja del nga shkolla dhe shfaqet duke komunikuar me mjekun. Një minutë më vonë pohon policia , vërehet se mjeku e kap nga krahu mësuesen,  por në asnjë çast nuk kuptohet që aty të ushtrohet dhunë përshkruajnë burimet për gazetën “Si”.

Policia mori në pyetje edhe doktorin , me detyrë mjek I njësisë  vendore të kujdesit shëndetësor  pranë Liceut. Ai tregon se mësuesja refuzoi matjen e temperaturës me termometër dixhital dhe se për këtë fakt ai ishte ankuar pranë drejtoreshës. “Më pyeti çfarë ankese kisha dorëzuar tek drejtoresha e shkollës dhe iu përgjigja se nuk ishte në tagrin tim t’i jepja llogari, dhe në prani të mësuesve më tha se isha ordiner . Për ta qetësuar I vendosa dorën tek krahu, por mësuesja ishte e nevrikosur dhe u largua”

Policia pas kqyrjes së kamerave dyshon se mjeku e ka dëmtuar mësuesen përderisa e ka kapur për krahu ndaj dhe do ta referojë në prokurori për dëmtime të tjera me dashje.