Covid-19: si e lufton sistemi imunitar këtë virus - Gazeta Express
string(48) "covid-19-si-e-lufton-sistemi-imunitar-kete-virus"

Gazeta Express

20/03/2020 21:30

Covid-19: si e lufton sistemi imunitar këtë virus

Gazeta Express

20/03/2020 21:30

Edhe pse shumë njerëz, të cilët diagnostikohen me sëmundjen Covid-19 zhvillojnë simptoma serioze, disa të tjerë mund të shërohen brenda një kohë shumë të shkurtër.

Një studim i ri, i bërë së fundmi, na tregon se si sistemi imunitar i një njeriu të shëndetshëm mund ta luftoj koronavirusin.

Lexo Edhe:

Në studimin e publikuar në revistën “Nature Medicine” , hulumtuesit nga universiteti i Melburnit, kanë përkufizuar mënyrën se si një sistem imunitar i përgjigjet virusëve apo patogjenëve të tjere, të cilët klasifikohen si trupa të huaj në organizëm.

Shkencëtarët kanë analizuar një nga pacientët e parë të hospitalizuar nga koronavirusi në Australi. Bëhej fjalë për një 57-vjeçare, e cila kishte udhëtuar nga Wuhani në Melburn të Australisë.

Kjo grua ishte duke përjetuar simptoma të lehta të infeksionit, dhe nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor.

Edhe pse virusi ishte i ri, dhe i pa parë më herët, një person i shëndetshëm, pa ndonjë problem tjetër shëndetësor mund ta luftojë në mënyrën më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt të kuptuarit dhe zhvillimit të mënyrave sa më efekase për trajtimin e kësaj sëmundjeje të re.

Duke analizuar sistemin imunitar të kësaj gruaje, shkencëtarët kanë vërejtur se ajo kishte qëndruar vetëm 5 ditë në kujdes të specializuar, dhe vetëm pas 11 ditëve të gjitha simptomat ishin zhdukur.

Imunoglobina, e cila është një nga antitrupat më të specializuar në organizëm ishte vazhdimisht në nivele të larta.  Edhe qelizat T dhe ato B, të cilat janë lloje të leukociteve mbrojtëse në organizëm ishin vazhdimisht aktive dhe e sulmonin virusin.

Kjo do të thotë se një trup i shëndetshëm dhe pa ndonjë sëmundje tjetër, aktivizon të gjithë “armët” e nevojshme dhe mund t’i  luftojë edhe patogjenët e panjohur siç ishte rasti me koronavirusin. /MedicalNews/ Gazeta Express