Covid-19, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje - Gazeta Express
string(54) "covid-19-shpend-ahmeti-thote-se-eshte-koha-per-rihapje"

Covid-19, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje

Gazeta Express

24/05/2020 23:20

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK’së, të gjitha mostrat e dyshuara (138) me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

Lexo Edhe:

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.

“0 – zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Deri tash në Kosovë janë konfirmuar 1032 persona me koronavirus, 785 prej tyre janë shëruar kurse 29 kanë vdekur.