Covid-19, regjistrohet probabiliteti më i ulët për muajin korrik - Gazeta Express
string(63) "covid-19-regjistrohet-probabiliteti-me-i-ulet-per-muajin-korrik"

Gazeta Express

07/07/2020 15:41

Covid-19, regjistrohet probabiliteti më i ulët për muajin korrik

Gazeta Express

07/07/2020 15:41

Numri i personave të shëruar sërish është më i lartë se numri i personave të infektuar me Kovid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 pacientë të shëruar dhe 120 raste të reja.

Në Shkup ka 63 raste të reja dhe 83 pacientë të shëruar, ndërsa në Tetovë 30 të shëruar dhe 14 raste të reja. Gostivari shënon 12 raste të reja dhe vetëm 2 të shëruar ndërsa në qytetet e tjera numri i të infektuarve është baras me të shëruarit. Në Kumanovë dhe Dibër ka të infektuar, por nuk ka të shëruar.

Lexo Edhe:

QytetiTë shëruarTë infektuar
Shkup6383
Tetovë3014
Gostivar212

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona, dy prej tyre nga Shkupi, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Në qendrat e testimit janë bërë 1.367 teste, ndërsa në kuadër të skriningut nuk është bërë asnjë test. Sot është regjistruar probabiliteti më i ulët për muajin korrik, përkatësisht 9 për qind e mostrave të analizuar kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19. Incidenca si kusht për lëvizjen e qytetarëve në vendet e BE-së mbetet larg kushtit të përcaktuar.

Që nga fillimi i pandemisë në qendrat e testimit janë bërë rreth 70 mijë teste, ndërsa bilanci i të prekurve arrin në 7.244. Për momentin ka 3.569 raste aktive, 3.324 të shëruar ndërsa numri i viktimave ka arritur në 351.

Teste69.426
Bilanci7.244 (10.4%)
Aktive3.569
Të shëruar3.324
Të vdekur351