Covid-19, Prokuroria do të hetojë vdekjen e 66-vjeçares nga Struga - Gazeta Express
string(65) "covid-19-prokuroria-do-te-hetoje-vdekjen-e-66-vjecares-nga-struga"

Covid-19, Prokuroria do të hetojë vdekjen e 66-vjeçares nga Struga

Gazeta Express

29/03/2020 8:59

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka nisur hetim në lidhje me vdekjen e gruas 66 vjeçe nga Struga, e cila ishte diagnostikuar me Covid-19, përcjell GazetaExpress nga Alsat.

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, mjeku amë i kishte rekomanduar pacientes tashmë të ndjerë të vazhdoj trajtimin mjekësorë në Spitalin Infektiv në Ohër. Por, përkundër referimit, pacienti nuk është pranuar në spital.

Lexo Edhe:

Prokuroria do të marrë masa për të zbardhur rastin dhe do të vërtetojë nëse ka fakte eventuale për përgjegjësi penale./GazetaExpress/