COVID-19/ Pacientja ndërron jetë në Spitalin Infektiv, shkon në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri - Gazeta Express
string(95) "covid-19-pacientja-nderron-jete-ne-spitalin-infektiv-shkon-ne-6-numri-i-te-vdekurve-ne-shqiperi"

Gazeta Express

26/03/2020 8:48

COVID-19/ Pacientja ndërron jetë në Spitalin Infektiv, shkon në 6 numri i të vdekurve në Shqipëri

Gazeta Express

26/03/2020 8:48

Një paciente 71-vjeçare nga Tirana është viktima e radhës e koronavirusit në Shqipëri, duke e çuar në 6 numrin zyrtar të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e moshuara ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Lexo Edhe:

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë.

71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.