Covid-19, komuna e Strugës kërkon izolimin e fshatrave - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

01/04/2020 15:39

Covid-19, komuna e Strugës kërkon izolimin e fshatrave

Ballina

Gazeta Express

01/04/2020 15:39

Një pjesë e komunitetit të biznesit në Strugë thotë se duhet të mendohet mirë para se të merret vendimi për karantinë, respektivisht izolim i disa fshatrave të Strugës siç janë Llabunishta, Tateshi dhe Veleshta, ku tashmë ka shtatë raste me virusin korona, përcjell GazetaExpress nga Tetovasot.

Thonë se vendimi i këtillë do të ndikojë negativisht mbi kompanitë që kanë të punësuar rreth 1.000 njerëz nga këto vendbanime, do ta bllokojë punën e tyre, dhe gjithashtu do të nënkuptojë shuarje të bizneseve nga të cilat jetojnë shumë familje.

Ata propozojnë që ekipe mjekësore ta evidentojnë situatën në terren dhe mbi bazën e rezultateve të marra Qeveria të marrë masa përkatëse. Siç njoftoi Alsat dy ditë më parë, komuna e Strugës tashmë ka paraqitur kërkesë për izolimin e vendbanimeve ku ka raste të COVID 19. Zëvendësministri i shëndetësisë, Armend Arsllani theksoi se nuk përjashtohet as kjo mundësi.

Biznesmenët e rajonit të Strugës kërkojnë që autoritetet komunale dhe qendrore të këshillohen me ta për aktivitetet e mëtejshme për të ndihmuar në tejkalimin e kësaj situate me më pak dëme si për shëndetin ashtu edhe për ekonominë./GazetaExpress/B.Lika/