Covid-19: Formohet trupa koordinuese për inspektime për zbatimin e masave të Qeverisë - Gazeta Express
string(84) "covid-19-formohet-trupa-koordinuese-per-inspektime-per-zbatimin-e-masave-te-qeverise"

Covid-19: Formohet trupa koordinuese për inspektime për zbatimin e masave të Qeverisë

Gazeta Express

07/07/2020 14:09

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi me një vendim të veçantë ka formuar Trupën Koordinuese për Inspektime për zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës për luftimin e Covid-19.

Trupa Koordinuese Inspektuese përbëhet nga Inspektorati i Tregut, Kolegjiumi për Inspeksion i AKK-së, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës dhe Inspektorati i Punës.

Lexo Edhe:

“Trupa Koordinuese për Inspektime koordinon aktivitetet dhe masat lidhur me zbatimin e masave të Qeverisë së Kosovës, rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për luftimin e Covid-19.”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu theksohet se kjo Trupë Koordinuese është në funksion të koordinimit të aktiviteteve mes nivelit qendror dhe nivelit komunal në zbatim të masave të Qeverisë së Kosovës në betejën e përbashkët institucional anti Covid-19.