Covid-19, disa vende rikthejnë masat kufizuese - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/06/2020 23:54

Covid-19, disa vende rikthejnë masat kufizuese

Lajme

Gazeta Express

29/06/2020 23:54

India dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.

Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.