Covid-19 dhe hipertensioni - Gazeta Express
string(26) "covid-19-dhe-hipertensioni"

Covid-19 dhe hipertensioni

Gazeta Express

27/04/2020 12:49

Hipertensioni ose presioni i lartëi gjakut është një nga çrregullimet më të shpeshta tek njerëzit. Ndërsa vazhdon pandemia e Covid-19, studiuesit po mundohen të kuptojnë nëse hipertensioni ose ilaçet, që e trajtojnë këtë çrregullim mund të kenë një bashkëveprim me virusin, shkruan Medical News.

Deri më sot koronavirusi, Sarsa-CoV-2 ka arritur në çdo kontinent në Tokë përveç Antarktidës. Sëmundja që është shkaktuar nga ky virus ka shkaktuar vdekjen e mijëra personave.

Lexo Edhe:

Gjatë javës së fundit ekspertët kanë publikuar me qindra punime dhe studime qe e shqyrtojnë çdo aspekt të sëmundjes. Një nga studimet e kohëve të fundit e studion lidhjen e hipertensionit dhe koronavirusit të ri. Në përgjithësi, autorët kanë ardhur në përfundim se nuk ka asnjë provë të fortë që hipertensioni ose ilaçet kundër shtypjes së lartë të gjakut mund të rrisin rrezikun e një personi për konraktimin e virusit.

Në të njëjtën mënyrë, provat e tanishme nuk e mbështesin teorinë se individët me hipertension kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma më të rënda të Covid-19 në krahasim me të tjerët. /Gazeta Express