Covid-19, autoritetet gjermane nën presion për të rivendosur kufizime më të rrepta - Gazeta Express
string(81) "covid-19-autoritetet-gjermane-nen-presion-per-te-rivendosur-kufizime-me-te-rrepta"

Gazeta Express

24/09/2020 18:32

Covid-19, autoritetet gjermane nën presion për të rivendosur kufizime më të rrepta

Gazeta Express

24/09/2020 18:32

Autoritetet gjermane po vihen nën presion për të rivendosur kufizime më të rrepta për të ndaluar pandeminë, ndërsa numri i rasteve të reja të koronavirusit në vend u rrit përsëri.

Për herë të tretë brenda pak më shumë se një muaji, më shumë se 2 000 infeksione të reja u regjistruan në Gjermani brenda një dite, sipas të dhënave nga instituti ”Robert Koch” i cili ka raportuar 2143 raste të reja në 24 orët e fundit.

Lexo Edhe:

Kancelarja Angela Merkel pritet të takohet me kryeministrat e 16 landeve gjermane javën e ardhshme për të koordinuar përgjigjen e kombit ndaj rritjes së numrit.

Një grup i parë i kufizimeve i futur në mars mbajti nën kontroll normat e infeksionit, por e hodhi ekonominë në recesion.

Shtetet gradualisht kanë lehtësuar kufizimet në muajt e fundit.

Kujtojmë që ministri i Jashtëm, Heiko Maas dhe ai i Ekonomisë, Peter Altmaier u vendosën në karantinë në shtëpi pasi ranë në kontakt me persona të infektuar.