Covey pyetet për Azem Sylën dhe Sokol Bashotën: Nuk kam njohuri rreth rolit të tyre në UÇK - Gazeta Express
string(88) "covey-pyetet-per-azem-sylen-dhe-sokol-bashoten-nuk-kam-njohur-rreth-rolit-te-tyre-ne-uck"

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:46

Covey pyetet për Azem Sylën dhe Sokol Bashotën: Nuk kam njohuri rreth rolit të tyre në UÇK

Lajme

Gazeta Express

01/10/2025 10:46

Dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka vazhduar dëshminë e tij në Hagë.

Në ditën e dytë, ish-zëvendëshefi i UNMIK-ut Jock Covey, po merret në pyetje nga Prokuroria.

Ai u pyet nga Prokurorja për rolin e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës në UÇK.

Prokurorja: A keni dijeni mbi rolet e Azem Sylës dhe Sokol Bashotës?

Covey: “JO”, u përgjigj shkurtimisht ai.

Ish-numri dy i UNMIK-ut u pyet edhe rreth një rasti të shkëmbimit të të burgosurve.

Prokurorja: A keni dëgjuar për një rast të shkëmbimit të të burgosurve që kishte ndodhur në janar të vitit 1999-të?

Ai u përgjigj sërish me jo.

“Më lejoni të shtoj se në atë kohë nuk kam qenë i përfshirë, kam punuar në Universitetin e Mbrojtjes. Kam qenë duke punuar në një libër që do të shfrytëzohej nga oficerët e së ardhshmes”, u shpreh Covey.