Barcelona e ka filluar vitin 2021 me një lajm të keq pasi që Philippe Coutinho do të jetë jashtë për tre muaj.
Braziliani ka pësuar një lëndim në gjuhë gjatë barazimit 1-1 kundër Eibar për të cilët është dashur operimi.
Ky është edhe një lëndim i gjatë të katalunasëve, duke shtuar atë në listën e Gerard Pique dhe Ansu Fati.
Si rezultat i këtij lëndimi, Coutinho do të mungojë në 1/8-ën e finales së Ligës së Kampionëve kudër Paris Saint-Germain.
Lëndimi i gjurit të majtë të Philippe Coutinhos është lajm i keq për Barcelonën sepse Ronald Koeman ka humbur edhe një lojtar të skuadrës së parë, por kjo do t’ia kursen disa para klubit katalunas.
Si pjesë e marrëveshjes se tij më 2018 nga Liverpool, Barcelona detyrohej që t’ia paguante skuadrës angleze ekstra 20 milionë euro pas paraqitjes se 100-të të tij për klubin.
Deri me tani ai ka luajtur 90 ndeshje dhe tani do të jetë jashtë për tre muaj apo më shumë pas operimit në gju.
Dukej në fillim që kjo klauzolë do të arrihej lehtë, por Coutinho nuk e ka arritur atë ende për shkak se sezonin e kaluar ishte në huazim dhe tani pësoi lëndim.
Transferi i tij kishte vlerën 120 milion euro plus 40 milionë shtesa, me 15 milionë që tashmë janë paguar. Pesë milionë ishin për kualifikim në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e parë dhe pesë milionë të tjera pas 25 paraqitjeve.
Coutinho, i cili ka kontratë me klubin deri më 2023, pritet të kthehet në fund të prillit dhe kaq ndeshje nuk pritet të mbesin deri në fund të sezonit.
Është e mundshme që ai mos të këtë 100 paraqitje deri në verë dhe mandej mund të shitet para se kjo shumë të paguhet. /GazetaExpress/
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...