Coutinho e preferon qëndrimin në Bayern - Gazeta Express
string(39) "coutinho-e-preferon-qendrimin-ne-bayern"

Coutinho e preferon qëndrimin në Bayern

Gazeta Express

03/12/2019 15:40

Ylli brazilian ndihet i lumtur tek gjiganti bavarez, ku është huazuar gjatë verës që shkoi nga Barcelona. Bayerni mund ta blejë atë përfundimisht në fund të sezonit

Bayern Munichu e kishte huazuar Philippe Coutinhon nga Barcelona për një vit.

Lexo Edhe:

Por, gjiganti bavarez shpreson ta blejë përfundimisht yllin brazilian dhe ta mbajë atë gjatë në “Allianz Arena”, shkruan Gazeta Express.

E shpresat e klubit më të madh gjerman janë shtuar pas deklaratave të fundit të ish-futbollistit të Interit, Espanyolit e Liverpoolit.

Në fakt, përfaqësuesi brazilian e ka shprehur edhe vetë dëshirën të qëndrojë në Bundesliga.

“Nëse gjithçka shkon mirë dhe përshtatet, do të doja të rri këtu”, ka thënë 27 vjeçari për tabloidin gjerman “Bild”.

Pasi kishte shkëlqyer tek Liverpooli, Coutinho kishte dështuar ta tregonte veten në Camp Nou. Por tash, gradualisht është duke e rikthyer formën ideale. /Gazeta Express/