Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është i gatshëm që të kthehet te përfaqësuesja e Belgjikës.
Courtois kishte refuzuar që të luante për Belgjikën nën drejtimin e Domenico Tedescos.
Por tashmë Tedesco është shkarkuar dhe Courtois është i gatshëm që të luajë për përfaqësuesen.
Federata belge më 17 janar njoftoi se e ka ndërprerë bashkëpunimin me Tedescon.
Tedesco u vu në krye të Përfaqësueses së Belgjikës në shkurt të vitit 2023, ndërsa nën drejtimin e tij Belgjika e siguroi kualifikimin në “Euro 2024”.
Tashmë selektor i Belgjikës është Rudi Garcia.
Francezi Garcia në të kaluarën e ka drejtuar Napolin, Al-Nassrin, Lyonin, Romën, Lillen, Saint-Etiennen dhe Marseillen.
“Më ka munguar ekipi kombëtar, por tani jam gati të kthehem”, ka deklaruar Courtois, shkruan të hënën “Reuters”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...