string(112) "costa-e-thekson-se-heqja-e-masave-lidhet-me-deeskalimin-ne-veri-shpresoj-qe-ngjarjet-e-fundit-te-jene-perjashtim"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:42

Costa e thekson se heqja e masave lidhet me deeskalimin në Veri: Shpresoj që ngjarjet e fundit të jenë përjashtim

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 18:42


Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ka thënë se do të donte të kishte depërshkallëzim që të mund të hiqen masat. Ai ka aluduar edhe në veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës duke thënë se shpreson që ato të mos jenë një prirje e re, por një përjashtim.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar dhe, siç tha Zonja Presidente dje, për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Costa në Prishtinë në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, raporton Gazeta Express.

“Së fundmi kemi emëruar një përfaqësues të ri për të lehtësuar këtë dialog, dhe ky dialog është një element thelbësor në këtë rrugëtim të përbashkët evropian për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian”.

Pas takimit me Osmanin, Costa do të takohet me kryeministrin në largim, Albin Kurti.