Conte mohon kontaktin me Juven - Gazeta Express
string(30) "conte-mohon-kontaktin-me-juven"

Conte mohon kontaktin me Juven

Gazeta Express

03/08/2020 19:19

Trajneri i Interit Antionio Conte do ta padisë La Repubblica për raportin se kinse ai ka kontaktuar me zyrtarë të ish klubit të tij. “Kategorikisht e mohoj se kam folur me stafin e menaxherëve të Juventusit dhe lojtarëve, duke i pyetur ata nëse do ta shkarkojnë Maurizio Sarrin”

La Repubblica ka shkruar sot se trajneri i Nerazzurri ka qenë në kontakt me zyrtarë të ish klubit të tij, duke i pyetur ata rreth të ardhmes se trajnerit të bardhezinjëve, Sarri.

Lexo Edhe:

“Sa i përket artikullit të publikuar në Repubblica.it sot”, ka thënë Conte për agjencinë e lajmeve ANSA. “E mohoj kategorikisht se kam biseduar me zyrtarë të Juventusit apo lojtarë për atë se “a do të shkarkohet Sarri?”.

“Do ta padisë personin i cili e ka shkruar artikullin dhe redaktorin përgjegjës të gazetës”.

“I jam përkushtuar projektit tre vjeçar të Interit dhe tashmë jam gati ta kryejë, do të punoj shumë dhe luftoj për ta forcuar dhe bërë këtë projekt edhe më të suksesshëm”. /GazetaExpress/