string(58) "conte-krahason-rolin-e-mctominay-tek-unitedi-dhe-te-napoli"

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 20:44

Conte krahason rolin e McTominay tek Unitedi dhe te Napoli

Sport

Gazeta Express

02/05/2025 20:44

Antonio Conte ka zbuluar ndryshimin kryesor mes rolit të Scott McTominay te Napoli dhe Manchester United.

Kryesuesit e Serie A, Napoli, do të vazhdojnë kampanjën e tyre mbresëlënëse në kampionat të shtunën, kur të përballen me Lecce, pasi fituan 2-0 ndaj Torinos në ndeshjen e fundit.

McTominay shënoi dy gola në fitoren ndaj Torinos, duke vazhduar formën e tij të jashtëzakonshme në Itali pas transferimit nga Man United verën e kaluar, me median italiane që e ka lavdëruar paraqitjen e tij.

Ai iu bashkua Napolit nga Man United për 25.7 milionë funte, dhe mesfushori skocez ka shkëlqyer nën drejtimin e Conte-s. McTominay është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin italian, i cili krahasoi rolin e tij te Napoli me atë që kishte te Manchester United.

Conte, i cili më parë ka drejtuar në Premier League me Chelsean, theksoi: “Kam folur gjithmonë për nevojën për të gjetur zgjidhje, sepse duke parë listën e skuadrës gjithmonë kam thënë se nuk gjeje shumë gola nga lojtarët individualë. Kur ke këto lloj situatash, nuk mund të mbështetesh vetëm te 2-3 lojtarë që shënojnë dyshifror, duhet të gjesh bashkëpunim për golat dhe zgjidhje taktike.

McTominay është qartësisht më i fortë sot sesa kur mbërriti, ai vetë ndihet më i kompletuar, me më shumë njohuri, gjithashtu po arrin një fazë të rëndësishme të moshës për të kuptuar ku do të shkojë në karrierën e tij, sepse ai ishte në mes, kurrë nuk kishte një rol kryesor te United, rol që ia dhamë këtu; ai u rrit shumë duke punuar, sot është i kompletuar, por përmirësimin që pati ai e ka pasur e gjithë skuadra, përndryshe bëhet e vështirë të shpjegosh pse sot kemi 74 pikë.”

28-vjeçari ka shënuar 12 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 10 gola në kampionat. Mund të thuhet me siguri se po shijon sezonin më të mirë të karrierës në këtë fushatë të tij të parë në Itali, pasi u largua nga Anglia.

McTominay do të kërkojë të fitojë titullin e parë të kampionatit në karrierën e tij, ndërsa Napoli synon të fitojë titullin e katërt në histori të klubit./GazetaExpress/