Conte kërkon gjysmëfinalen në Europa Ligë kundër Bayerit - Gazeta Express
string(56) "conte-kerkon-gjysmefinalen-ne-europa-lige-kunder-bayerit"

Conte kërkon gjysmëfinalen në Europa Ligë kundër Bayerit

Gazeta Express

10/08/2020 20:11

Skuadra e Antonio Contes, Inter do të përballet sonte me skuadrën e Bayer Leverkusen në Düsseldorf Arena

Antonio Conte do të tentojë që sonte të kualifikohet për në gjysmëfinalen e Europa Ligës ku do të këtë punë të vështirë me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Lexo Edhe:

Inter është favorit por edhe gjermanët kanë ditur të tregojnë ndeshje të mira këtë sezon, derisa lider i tyre është sulmuesi Kai Havertz.

Conte ka startuar me sistemin 3-5-2, ku vijës së sulmit i prin Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Në anën tjetër Bayer Leverkusen dhe trajneri i tyre Peter Bosz ka startuar me formacion 4-2-3-1 ku Volland i prinë sulmit dhe pas tij janë Diaby, Demirbay dhe Havertz. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare: Inter vs Bayer Leverkusen