Conte: Ia falëm fitoren Lazios - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

17/02/2020 8:36

Me i fundit

Conte: Ia falëm fitoren Lazios

Ballina

Gazeta Express

17/02/2020 8:36

Trajneri i Interit, Antonio Conte, u ankua se skuadra e tij ia fali Lazios dy gola, të cilat ishin të mjaftueshme për humbjen e zikaltërve 2:1 të dielën në stadiumin olimpik në Romë.

Ashley Young e kishte kaluar Interin në epërsi në fund të pjesës së parë, duke e realizuar golin e parë për klubin e ri, por një penallti nga Ciro Immobile dhe një gol tjetër nga Sergej Milinkovic-Savic e përmbysën skuadrën e Contes, transmeton Gazeta Express.

Conte e krahasoi këtë humbje me ato ndaj Dortmundit dhe Barcelonës, gjatë të cilave Interi po udhëhiqte me rezultat, duke thënë se lojtarët e tij u frikësuan pasi kaluan në epërsi.

“Mendoj se bëmë paraqitje të mirë, por është rezultati ai që nuk më pëlqeu dhe mënyra sesi i pranuam dy gola; ne ia falem Lazios ato gola”, tha Conte për Sky Sport Italia.

“Ishim shumë të butë në kur i pranuam golat. Këtë sezon kemi pasur raste të tjera kur kemi qenë në epërsi por më pas i kemi falur pikët, për shembull kundër Barcelonës dhe Dortmundit, ndeshje të cilat i kishim në dorë por i humbëm në fund”, theksoi ai. /Gazeta Express/