Conte i drejtohet Tuchelit: Je me fat që s’të pash duke festuar, do të ta ndalja festën në gjysmë - Gazeta Express
string(94) "conte-i-drejtohet-tuchelit-je-me-fat-qe-ste-pash-duke-festuar-do-te-ta-ndalja-festen-ne-gjysme"

Conte i drejtohet Tuchelit: Je me fat që s’të pash duke festuar, do të ta ndalja festën në gjysmë

Futboll

Gazeta Express

15/08/2022 8:47

Antonio Conte dhe Thomas Tuchel e kishin një zënkë dje pas ndeshjes ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit.

Trajneri italian dhe ai gjerman u konfrontuan pas lojës teksa ia zgjatën dorën njëri-tjetrit.

Lexo Edhe:

Ata patën probleme dhe provokime edhe gjatë lojës, shkruan “Gazeta Express”.

Madje, në një rast trajneri i Tottenhamit thotë se festa e kolegut të tij do të përfundonte ndryshe nëse do ta shihte atë duke shkuar kah sytë e tij për të festuar me tifozët “Blues”.

Ish-trajneri i Juventusit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilave e ka thumbuar ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit.

“Je me fat që nuk të pash. Të ta ndalja vrapimin (rrugëtimin) tënd do të ishte një gjë bukur e merituar…”, ka shkruar Conte në Instastory, duke ia përcjellë postimit disa fytyra duke qeshur.

E pas lojës Conte s’ka dashur të flasë shumë para gazetarëve për këtë rast, shkruan “Gazeta Express”.

“Nuk dua ta komentoj situatën. Nëse ka një problem, ai është vetëm mes meje dhe Tuchel dhe mes askujt tjetër”, ka thënë Conte.

Chelsea dhe Tottenhami barazuan dje me rezultat 2:2 në një ndeshje mjaft interesante dhe emocionuese. /Gazeta Express/