Conte: Ende jemi gjallë në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 10:14

Conte: Ende jemi gjallë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

02/12/2020 10:14

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e lavdëroi shpirtin luftarak të lojtarëve të zikaltër pas fitores kundër Borussia Monhengladbach, e cila ua mban gjallë shanset atyre për të kaluar në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve.

Interi e mundi 3:2 liderin e Grupit B në udhëtim të martën, falë dy golave nga Romelu Lukaku dhe Matteo Darmian dhe do të shpresojë në fat në ndeshjen e fundit për të kaluar në rrethin e 16 më të mirëve, transmeton Gazeta Express.

Inter do të duhet ta mundë Shakhtar Donetskun dhe të shpresojë që Gladbach do t’i bëjë favor kundër Real Madrid, i cili humbi për herë të dytë këtë sezon nga skuadra ukrainase.

Skuadra italiane luajti një ndeshje të shkëlqyeshme dhe ishte i vlefshëm për fitoren gjithashtu, duke realizuar 15 gjuajtje në gol, dhe trajneri Conte zbuloi se një bisedë ekipore mbështetëse ishte e rëndësishme për suksesin e tyre.

“Gladbach është në formë të shkëlqyeshme si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, u deklarua Conte.

“Ne absolutisht e meritonim të fitonim dhe sinqerisht mund të kishim shmangur vuajtjet aq shumë deri në fund. Ne mundëm liderin e grupit dhe jemi gjallë. Falënderoj djemtë, ata kishin shpirtin e duhur. Kur ata kanë këtë dëshirë për ta ndihmuar njëri-tjetrin dhe të jetë një ekip i vërtetë, ne shkaktojmë probleme për kundërshtarët”.

“Ajo që unë kërkoj nga djemtë është të rrisin nivelin e tyre të përgjegjësisë, secili, sepse nëse të gjithë e bëjnë këtë, atëherë ne mund të bëhemi ekip ambicioz”, shtoi ai.

“Ndeshje si kjo dëshmojnë se ekipi është atje, ne jemi të bashkuar, të gjithë jemi duke punuar në të njëjtin drejtim dhe duam t’i gëzojmë tifozët tanë.”

“Unë u thashë atyre se duhej të vazhdonim dhe të rizbulonim cilësinë që kishim në fillim të lojës dhe se do të shpërbleheshim me fitoren. Jam i kënaqur që u vërtetua se kam të drejtë, sepse kur një trajner flet dhe ato gjëra nuk ndodhin, ju rrezikoni të humbni besimin e tyre”.

Interi do të ndeshet me Bolonjën në Serie A këtë fundjavë përpara ndeshjes së tyre finale me Shakhtarin për në Ligen e Kampionëve./Gazeta Express/