Conte e mirëpret Mourinhon në Itali, zbulon të ardhmen e vet - Gazeta Express
string(59) "conte-e-mirepret-mourinhon-ne-itali-zbulon-te-ardhmen-e-vet"

Futboll

Gazeta Express

05/05/2021 8:39

Conte e mirëpret Mourinhon në Itali, zbulon të ardhmen e vet

Futboll

Gazeta Express

05/05/2021 8:39

Trajneri i Interit, Antonio Conte, i ka uruar mirëseardhje në Itali Jose Mourinhos, pasi rivali i tij u emërua trajner i Romës së fundmi, si dhe ka këmbëngulur se për të ardhmen e vet do të vendosë, siç tha, kur të vijë koha e duhur.

Mourinho u emërua si trajner i ri i Romës të martën, që nënkupton se ai dhe Conte do të takohen përsëri për ta ripërtërirë rivalitetin e egër që e kishin në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Njoftimi i Romës për emërimin e Mourinhos erdhi gjatë një interviste të Contes për emisionin italian “Le Iene”.

I pyetur për këtë drejtpërdrejt në emision, Conte tha: “Lajm i madh për të gjithë, ia uroj të gjitha të mirat atij, përveç kur luan kundër Interit”.

I pyetur nëse do të ketë përqafim mes tyre kur të takohen para ndeshjeve, Conte theksoi: “Natyrisht, mes nesh ekziston një respekt i madh”.

Ndërkohë, marrëveshja e Contes me Interin mbaron në qershor të vitit 2022.

“Ta shijojmë këtë moment, do të kemi kohë për të folur së bashku me presidentin dhe drejtorët, për ta zgjedhur rrugën më të mirë për Interin”, tha Conte për të ardhmen e vet.

/Gazeta Express/