Conte e ka marrë vendimin se nëse do të luajë me Hojlundin nga fillimi ndaj Cityt - Gazeta Express
string(81) "conte-e-ka-marre-vendimin-se-nese-do-te-luaje-me-hojlundin-nga-fillimi-ndaj-cityt"

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 16:20

Conte e ka marrë vendimin se nëse do të luajë me Hojlundin nga fillimi ndaj Cityt

Sport

Gazeta Express

16/09/2025 16:20

Raportet nga Italia pretendojnë se Antonio Conte tashmë e ka vendosur pjesën më të madhe të formacionit të tij për ndeshjen ndaj Manchester Cityt në xhiron e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2025-26 që zhvillohet këtë javë, duke përfshirë edhe Rasmus Hojlund, i cili pritet të marrë startin e dytë radhazi si titullar për Partenopein.

Napoli rikthehet në Ligën e Kampionëve pas një mungese njësezonale dhe e nis fushatën në rrethana të vështira, si mysafir kundër Manchester Cityt në “Etihad” të enjten mbrëma, me fillim nga ora 21:00.

Sipas raporteve të “La Gazzetta dello Sport” të martën, Conte nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në skuadrën që mposhti Fiorentinën 3-1 në Serie A fundjavën e kaluar.
Kjo kryesisht sepse ndeshja e ardhshme në kampionat vjen kundër Pizës, të sapo-promovuar, të hënën në mbrëmje – një rast më i mirë për të rotacionuar dhe pushuar lojtarët, sesa përballja me Cityn të enjten.

Kjo nënkupton se lojtarë si Hojlund, Kevin De Bruyne, Scott McTominay dhe Stanislav Lobotka pritet të jenë titullarë në përballjen me Manchester Cityn.

Vanja Milinković-Savić pritet gjithashtu ta ruajë vendin e tij në portë përpara Alex Meret, Sam Beukema do të partnerohet me Alessandro Buongiorno në qendër të mbrojtjes, ndërsa kapiteni Giovanni Di Lorenzo pritet të nisë në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Një nga të paktat pozita që mbetet e pasigurt është ajo e mbrojtësit të majtë, ku ose Leonardo Spinazzola ose Mathias Olivera mund të luajnë titullarë kundër Manchester Cityt./GazetaExpress/