Conte: “Do ta lëmë shpirtin në fushë kundër Barcelonës” - Gazeta Express
string(52) "conte-do-ta-leme-shpirtin-ne-fushe-kunder-barcelones"

Conte: “Do ta lëmë shpirtin në fushë kundër Barcelonës”

Gazeta Express

08/12/2019 23:52

Conte thotë se Interi i tij do të luftojë ‘me mish e me shpirt’ për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Champions League

Interi ka pikë të barabarta me Borussia Dortmundin në Grupin F (7) dhe nëse të besuarit e Antonio Contes duan të kalojnë në mesin e 16 më të mirave në Evropë, patjetër i nevojitet fitorja kundër Barcelonës, pasi gjermanët besohet se do të kryejnë punë me lehtësi në shtëpi ndaj Sllavia Pragës.

Lexo Edhe:

Për Interin është një ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit dhe për këtë, Conte ka premtuar se futbollistët e tij do të japin gjithçka në fushë.

Por, përballë do të kenë Lionel Messin në super formë.

“Ndeshje e madhe po vjen ajo me Barcelonën, s’dua të flas për lëndime. Do të startojmë me 11 lojtarë dhe ata do të japin zemrën dhe shpirtin në fushë”, tha Conte kur u pyet për lëndimin e fundit të Antonio Candrevas.

Sensi, Barella, Sanchez, janë të tjerë lojtarë cilësorë që s’do t’ia dalin të jenë gati për sfidën kundër Barcelonës. /Gazeta Express/