string(48) "conceicao-e-joao-felix-do-te-largohen-nga-milani"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 10:00

Conceiçao e Joao Félix do të largohen nga Milani

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 10:00

Milani pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës që po vjen.

“Rossoneri” e konfirmuan mbrëmë kampanjën e tmerrshme të këtij sezoni me humbje në finale të Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë u mposhtën nga Bologna me rezultat 0:1 në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës duke e lëshuar një mundësi për ta siguruar një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm përmes Kupës.

Në kampionat, Milani i ka punët edhe më keq dhe rrezikon të mbetet jashtë kupave të Evropës për edicionin e ardhshëm.

E për këtë, ndryshimet në San Siro do të jenë të domosdoshme.

I pari që pritet të largohet në fund të këtij sezoni është trajneri Sérgio Conceiçao.

Eksperti i transfereve, Fabrizio Romano e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri portugez e fitoi Superkupën e Italisë me ta nisur eksperiencën Kuqezi, por kjo ishte e pamjaftueshme për të që t’i bind drejtuesit e klubit për ta mbajtur edhe një sezon.

Një tjetër portugez që do të largohet gjithsesi nga qyteti i Milanos në verë është edhe João Félix.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit do të rikthehet në Chelsea, i cili e mban kartonin e tij, e pastaj do t’i shikojë opsionet për nisjen e një etape të re gjatë verës që po vjen, pasi as “Blues” s’e kanë ndërmend ta mbajnë atë në Londër.

Largime të tjera të shumta priten nga Milani në verë pas sezonit katastrofal, por natyrisht edhe prurje të reja ndërkohë.

Ky sezon ishte për t’u harruar për shtatë herë kampionin e Evropës. /Gazeta Express