Pas humbjes 3-2 të Juventusit ndaj Interit në derbin e Serie A, tensioni u shfaq edhe në deklaratat e drejtuesve të klubit.
Damien Comolli, CEO i Juventusit, dhe legjenda Giorgio Chiellini kritikuan hapur mënyrën se si u zhvillua ndeshja dhe vendimet e arbitrave.
Comolli u shpreh për Sky Sport:
“Juventus humbi 3 pikë, por sonte futbolli italian humbi MË SHUMË. Sot ishte turpëruese. Ndodh gjithmonë, njësoj, përsëri e përsëri. Kjo u pa nga e gjithë bota.”
Ndërkohë Chiellini shtoi:
“Nuk mund të flasim për futboll. Diçka e papranueshme ndodhi sot. Është e papranueshme të shkatërrosh një ndeshje në këtë mënyrë. Ky ishte spektakli që, fatkeqësisht, u pa në gjithë botën. Nevojitet një NDRYSHIM.”
Trajneri Luciano Spalletti zgjodhi të mos deklaronte pas takimit, ndërsa polemikat më të mëdha qendrojnë te kartoni i kuq i diskutueshëm për Pierre Kalulu, që ndikoi dukshëm në rrjedhën e ndeshjes dhe rezultatin përfundimtar.
Ky episod ka ndezur debat të ri për drejtësinë e arbitrave dhe tensionin e rritjes së presionit në derbit e Serie A. /GazetaExpress