Drejtori i Comos, Carlalberto Ludi insiston se Cesc Fabregas nuk do të largohet nga Como, edhe pas interesimit të madh nga Juventusi, Milani e Roma.
Como u promovua në Serie A këtë edicion, dhe ndonëse nuk e nisi mirë, që nga janari e tutje ka arritur rezultate të mira, falë edhe nënshkrimeve të reja në merkaton e dimrit.
Como ka arritur dy fitore radhazi ndaj Fiorentinas dhe Napolit, derisa po zhvillon ndeshjen e radhës ndaj Romas në “Olimpico”.
Disa raportime në mediat italiane kanë thënë se Juventusi, Milani dhe Roma dëshirojnë shërbimet e Fabregasit.
“Ne jemi të bindur që ai është i destinuar për të arritur suksese të mëdha, është një trajner shumë i mirë dhe ka aftësi të mira komunikuese”, tha Ludi për “Sky Sport Italia”.
“Ai ka një kontratë afatgjate me Comon, dhe është i përfshirë goxha thellë në klubin tonë”, përfundoi Ludi./GazetaExpress/