Pierluigi Collina, President i Komitetit të Arbitrave të FIFA-s, ka propozuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si ekzekutohen penalltitë gjatë kohës së rregullt të ndeshjes.
Sipas Collinës, ka një diferencë të madhe midis mundësive të ekzekutuesit dhe portierit, pasi rreth 75% e penalltive përfundojnë me gol, dhe shpesh lind mundësia e rikthimit të topit pas pritjes së portierit.
Zgjidhja e propozuar: rregulli “ONE SHOT”, i ngjashëm me penalltitë pas kohës shtesë: pa rikthim të topit. Nëse shënohet, goli vlefshmë; nëse portieri ndalon, loja vazhdon me goditje nga këndi.
Collina thekson gjithashtu se ky rregull do të eliminojë spektaklin e tepërt përpara penalltisë, kur lojtarët grumbullohen në zonë, duke e krahasuar me “kuajt në start të garës”.
Ky propozim pritet të hapë debat të madh në futbollin ndërkombëtar, ndërsa ekspertët dhe arbitrat do të diskutojnë avantazhet dhe sfidat e tij. /GazetaExpress