Cole Palmer mund t’i humbasë 10 ndeshjet e radhës të Chelseat, shkaku i lëndimit - Gazeta Express
string(78) "cole-palmer-mund-ti-humbase-10-ndeshjet-e-radhes-te-chelseat-shkaku-i-lendimit"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 18:40

Cole Palmer mund t’i humbasë 10 ndeshjet e radhës të Chelseat, shkaku i lëndimit

Futboll

Gazeta Express

25/11/2025 18:40

Cole Palmer mund të mungojë deri në 10 ndeshje të tjera pas një tjetër lëndimi te Chelsea.

Mesfushori anglez ka pasur një sezon të prishur nga problemet me lëndimet dhe nuk ka luajtur në Premierligë që nga humbja e Chelseat ndaj Manchester Unitedit më 20 shtator.

Palmer ishte afër rikthimit javën e kaluar, para se Enzo Maresca të konfirmonte se ai kishte thyer gishtin e vogël të këmbës në një aksident jashtë klubit.

Fillimisht, Maresca sugjeroi se ylli i tij do të mungonte në ndeshjet e radhës ndaj Barcelonës dhe Arsenalit, por tani është zbuluar shtrirja reale e lëndimit, dhe lajmet nuk janë të mira për “Blues”.

23-vjeçari kishte lënë të kuptohej për një rikthim të mundshëm me një postim enigmatik në “Instagram” javën e kaluar, por kjo pengesë e fundit duket se e ka bërë rikthimin sërish të largët.

Edhe pse lëndimi duket relativisht i lehtë, ai mund të mbajë Palmerin jashtë fushës për deri në gjashtë javë, sipas analistit të lëndimeve në futboll, “Physio Scout”, i cili ka mbi 50,000 ndjekës në “X” dhe dha një vlerësim të hapur për “Daily Sports”.

Palmer ka thyer gishtin e vogël të këmbës së majtë. Eksperti i lëndimeve vë në dukje se ai mund të ecë normalisht në stërvitje me pak dhimbje, por “90 minuta me shtytje të forta brenda një këpucë të ngushtë është një ngarkesë krejtësisht ndryshe.”

Zakonisht, një frakturë e gishtë të kërkon 3-6 javë rikuperim që kocka të shërohet plotësisht, por fundi më i shkurtër i këtij afati është i mundur vetëm nëse linja e frakturës është e favorshme.

Një pushim gjashtë-javor do të thotë se Palmeri mund të mungojë deri më 31 dhjetor, dhe me periudhën festive që do të jetë në kulm atëherë, koha nuk mund të ishte më e keqe për Chelsea.

Vlerësimi fillestar i Marescas për një mungesë njëjavor mund të shndërrohet në 10 ndeshje nëse rikuperimi zgjat.

Palmeri është një lojtar kyç për pretendimet e Chelseat për titull, dhe klubi do të jetë i dëshpëruar ta rikthejë shpejt në formë.

Megjithatë, “West Londoners” mund të marrin një farë lehtësimi nga fakti se kanë një seri ndeshjesh relativisht të favorshme gjatë pjesës së madhe të periudhës së gjashtë javëve.

Pas ndeshjeve të kësaj jave ndaj Barcelonës dhe Arsenalit, Chelsea do të përballet me skuadra si Leeds, Bournemouth dhe Newcastle në Premierligë, si dhe me Atalantan në Ligën e Kampionëve dhe Cardiff City në Carabao Cup.

Me këtë në mendje, Maresca dhe stafi do të jenë të kënaqur që ndeshja e ardhshme me Arsenalin është e vetmja që Palmer mund të humbasë ndaj një rival për titull.

Ky lëndim padyshim nuk është i dëshirueshëm, por situata mund të ishte shumë më keq për Chelsean./GazetaExpress/