Shqipëria do të përballet në mbrëmjen e sotme kundër Serbisë në “Air Albania”.
Një ndeshje që pritet me shumë emocione nga tifozët shqiptarë, ndërsa do të ketë edhe vëmendje të gjerë në Europë për vetë ndikimin që ka ky takim.
Tifozët shqiptarë – të ardhur nga të gjitha viset shqiptare – janë mbledhur qysh në mëngjes dhe nuk e kanë ndalur fare këngën.
Ndër to edhe kënga “Mora Fjalë”, e cila ka jehuar në rrugët e Tiranës./GazetaExpress/