“Cod & chips” në rrezik: Shkencëtarët paralajmërojnë ndryshime në menunë britanike për shkak të rënies së peshqve - Gazeta Express
string(108) "cod-chips-ne-rrezik-shkencetaret-paralajmerojne-ndryshime-ne-menune-britanike-per-shkak-te-renies-se-peshqve"

Fun

Gazeta Express

10/04/2026 23:59

“Cod & chips” në rrezik: Shkencëtarët paralajmërojnë ndryshime në menunë britanike për shkak të rënies së peshqve

Fun

Gazeta Express

10/04/2026 23:59

Një nga traditat më të njohura të ushqimit bregdetar britanik – peshku me patate të skuqura (cod and chips) – mund të mos jetë më zgjedhje e qëndrueshme në të ardhmen, paralajmërojnë shkencëtarët, për shkak të rënies së ndjeshme të rezervave të peshkut.

Sipas organizatës “Marine Conservation Society”, e cila ka përditësuar udhëzuesin e saj për zgjedhjet e qëndrueshme të peshkut, nuk ka më asnjë rekomandim pozitiv për merlucin (cod) e kapur në ujërat britanike. Ekspertët sugjerojnë si alternativë më të mirë peshkun hake evropian.

Në Britani konsumohen rreth 167 milionë vakte me peshk dhe patate çdo vit, por rezervat e merlucit janë në rënie të vazhdueshme dhe situata po përkeqësohet.

Edhe për scampi (langustinat) lajmet nuk janë më të mira: ato janë zbritur në klasifikimin e qëndrueshmërisë, për shkak të mbipeshkimit dhe rënies së popullatës së tyre.

Rënia e rezervave dhe ndikimi i klimës

Ekspertët thonë se popullatat e merlucit në Mbretërinë e Bashkuar kanë rënë që nga viti 2015, si pasojë e mbipeshkimit, rritjes së temperaturave të detit dhe ndryshimeve në ekosistemet detare që ndikojnë në riprodhim.

Sipas udhëzuesit, edhe kur konsumohet merluc, ai duhet të importohet nga vende të tjera. Peshku i kapur në Arktik rekomandohet të shmanget, ndërsa opsioni më i mirë mbetet merluci i Islandës i kapur me metoda më të qëndrueshme si rrjeta vertikale ose linja të posaçme.

Sa i përket alternativeve, një pjesë e mirë e merlucit të tipit haddock nga Deti i Veriut dhe Skocia Perëndimore ende konsiderohet zgjedhje e pranueshme.

Scampi dhe ndikimi mjedisor

Edhe langustinat po përballen me kufizime të reja. Shkencëtarët rekomandojnë që ato të kapen me metoda më pak shkatërruese, si kurthet tradicionale (pots), në vend të peshkimit me rrjeta që tërhiqen zvarrë në fund të detit.

Si alternativë më e qëndrueshme sugjerohet përdorimi i karkalecave të kultivuara në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kanë ndikim më të ulët mjedisor.

Organizata paralajmëron gjithashtu për peshkun mackerel, i cili tashmë është hequr nga lista e rekomanduar dhe klasifikohet si produkt që duhet shmangur.

Aktualisht, rreth 80% e prodhimeve të detit në Britani importohen, ndërsa ekspertët kërkojnë menaxhim më të mirë të peshkimit vendas për të rikuperuar rezervat natyrore.

Paralajmërime për ndikimin klimatik

Studime të fundit kanë ngritur gjithashtu shqetësime për ndikimin e peshkimit intensiv në klimë, duke theksuar se metodat si peshkimi me rrjeta në fund të detit mund të çlirojnë sasi të mëdha të karbonit të ruajtur në sedimentet detare prej mijëra vitesh.

Sipas studiuesve, këto praktika jo vetëm dëmtojnë ekosistemet detare, por edhe kontribuojnë në rritjen e emetimeve të karbonit, duke shtuar presionin për ndryshimin e mënyrave të peshkimit. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement