CNN: Vaksina mund të jetë gati deri në fund të vitit, por imunizimi global mund të zgjasë deri në një dekadë - Gazeta Express
string(109) "cnn-vaksina-mund-te-jete-gati-deri-ne-fund-te-vitit-mirepo-imunizimi-global-mund-te-zgjase-deri-ne-nje-dekade"

CNN: Vaksina mund të jetë gati deri në fund të vitit, por imunizimi global mund të zgjasë deri në një dekadë

Gazeta Express

10/07/2020 14:41

Firma gjermane BioNTech është e bindur se do të kërkoj miratimin rregulator deri në fund të vitit për një vaksinë efikase për luftimin e koronavirusit, kështu tha CEO i kompanisë për TheWall Street të premten.

Mirëpo, doktor Ugur Sahin tha se për shkak të përhapjes së madhe të virusit, mund të duhet rreth një dekadë që popullata e botës ta arrijë imunitetin e duhur, edhe nëse vaksina bëhet e disponueshme në fund vitit.

Lexo Edhe:

Sahin shtoi se kompania mund të prodhojë disa qindra miliona doza para aprovimit dhe më shumë se 1 miliard doza deri në fund të vitit 2021. Javën e kaluar BioNTech njoftoi se vaksina Covid-19 deri tani ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Kompanitë i publikuan gjetjet e tyre më 1 korrik në një letër preliminare, ku treguan se pjesëmarrësit e studimit në fazën e parë të vaksinës, iu përgjigjën imunizimit mirë. Ndërkaq, faza e dytë e studimit është duke vazhduar /CNN/Gazeta Express