CNN: USS Ford drejt Mesdheut, SHBA po forcon praninë ushtarake pranë konfliktit Izrael-Iran - Gazeta Express
string(89) "cnn-uss-ford-drejt-mesdheut-shba-po-forcon-pranine-ushtarake-prane-konfliktit-izrael-iran"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:02

CNN: USS Ford drejt Mesdheut, SHBA po forcon praninë ushtarake pranë konfliktit Izrael-Iran

Lajme

Gazeta Express

18/06/2025 18:02

Sipas një zyrtari amerikan dhe burimeve të tjera, CNN raporton se aeroplanmbajtësja USS Ford, pritet të vendoset në Evropë javën e ardhshme, pranë Lindjes së Mesme.

Dihet se dislokimi i Ford në zonën e Komandës Evropiane është planifikuar që nga fundi i vitit të kaluar, por për shkak të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, raportohet se tani mund të zhvendoset drejt Mesdheut Lindor, më afër Izraelit.

Ndërkohë, CNN raporton se një tjetër aeroplanmbajtëse është në rrugë drejt Lindjes së Mesme, ku ose do t’i bashkohet, ose do të zëvendësojë USS Carl Vinson.

Kujtojmë se ushtria amerikane përdor aeroplanmbajtëset për të projekuar fuqinë ushtarake në çdo cep të botës, dhe ato shpesh janë ndër mjetet e para që dislokohen në kohë krize.

Aeroplanmbajtëset mbajnë dhjetëra avionë luftarakë të aftë për të kryer sulme ajrore dhe për të kapur raketa apo dronë. Ato shoqërohen nga anije luftarake që sigurojnë mbrojtje nga kërcënimet ajrore, detare dhe nënujore.