Sondazhet tregojnë se shumica e izraelitëve mbështesin në mënyrë të qëndrueshme një armëpushim. CNN ka mbuluar protestat javore të së shtunës në Tel Aviv, në të cilat mijëra njerëz u mblodhën për të shprehur zemërimin e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar përfundimin e luftës.
Por në ato protesta, qëllimi kryesor ishte kthimi i pengjeve të mbetura. Vrasja e më shumë se 67.000 palestinezëve nga Izraeli rrallëherë, nëse ndonjëherë, përmendet nga protestuesit, shkruan CNN.
Një sondazh i zhvilluar në gusht nga Qendra aChord në Universitetin Hebraik të Jerusalemit tregon se shumica e popullit izraelit (62%) pajtohet me pohimin se “nuk ka të pafajshëm në Gaza”.
62% e popullit izraelit pajtohet me pohimin se “nuk ka të pafajshëm në Gaza”
Një sondazh i zhvilluar nga Instituti i Demokracisë në Izrael në korrik, përpara shpalljes së urisë në Gaza, i pyeti izraelitët nëse ishin personalisht të shqetësuar nga raportet për uri dhe vuajtje midis popullsisë palestineze në Gaza.
Nga të anketuarit hebrenj, 79% thanë se nuk ishin shumë të shqetësuar ose aspak të shqetësuar. Shumica e të anketuarve arabë – 86% – thanë se ishin shumë të shqetësuar ose disi të shqetësuar.
I njëjti sondazh i pyeti të anketuarit nëse ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës. Dy të tretat thanë se mendonin se po – ose ishin të bindur se po.