CNN raporton për gjendjen në Veriun e Kosovës - Gazeta Express
string(45) "cnn-raporton-per-gjendjen-ne-veriun-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 20:12

CNN raporton për gjendjen në Veriun e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

30/05/2023 20:12

Gjiganti mediatik, CNN, ka publikuar një artikull të gjatë për situatën në Veriun e Kosovës, duke treguar që serbët etnikë sulmuan paqeruajtës e NATO’s në Kosovë.

”Dhjetëra paqeruajtës të NATO-s u plagosën pasi u sulmuan nga serbët etnikë në veri të Kosovës, gjatë protestave për vendosjen e kryebashkiakëve etnikisht shqiptarë”, nis artikulli i CNN.

Lexo Edhe:

Më pas tregohet se dhuna shpërtheu pasi demonstruesit serbë u përpoqën të bllokonin kryetarët e sapozgjedhur të komunave nga marrja e detyrës në qytetin verior të Zveçanit të hënën, pas zgjedhjeve të cilat mediumi i quan të diskutueshme, për shkak të kontestit të tyre.

”Ndërsa kjo lloj dhune kundër paqeruajtësve është e rrallë, tensionet janë rritur në rajon muajt e fundit, të nxitura nga përçarje të thella historike”, thuhet në vazhdim.

Në lidhje me këtë situatë mediumi tregon se NATO-ja ka shtuar numrin e pjesëtarëve të saj, duke iu referuar situatës në Veriun e Kosovës.

Më tutje, CNN-ja raporton kronologjikisht për fillen e problemit aktual që lidhet me zgjedhjet e muajit prill dhe bojkotimit nga Lista Serbe.

Pastaj raportohet për të gjitha protestat nga dita  e premte e deri më sot. /Gazeta Express