CNN: Pyetje dhe përgjigje për koronavirusin - Gazeta Express
string(42) "cnn-pyetje-dhe-pergjigje-per-koronavirusin"

CNN: Pyetje dhe përgjigje për koronavirusin

Gazeta Express

11/03/2020 13:08

Ekspertët shëndetësorë, i’u kanë përgjigjur disa nga pyetjeve më të shpeshta rreth koronavirusit për CNN.

Pyetja: Sa kohë duhet për t’u shëruar nga koronavirusi?

Lexo Edhe:

Në përgjithësi, shumica e njerëzve, të cilët janë të infektuar me koronavirus mund të mbijetojnë. Mirëpo, ata mund të përballen me një kohë mesatarisht të gjatë për t’u shëruar plotësisht. Kështu,  mesatarisht nevojiten më shumë se gjashtë javë për t’u rikuperuar nga ky infeksion.

Pyetja: A mund të infektohem nga ndonjë kafshë?

Jo. Sipas Organizatës Botërore Shëndetësore, nuk ka evidenca që ju mund të infektoheni nga kafshët shtëpiake si macet apo qentë.

Pyetja: Sa gjatë mund të jetë një person i infektuar rrezik për të tjerët?

Kjo gjë sipas ekspertëve varion. Vendimet se pas sa kohësh një njeri mund të lirohet nga izolimi ndryshon dhe merret në varësi nga personi dhe gjendja aktuale shëndetësore. Sipas Qendrës për Kontrollim dhe Parandalim te sëmundjeve, ekziston një protokoll i veçante, në bazë të së cilit merren vendimet se a duhet të lirohet një person nga izolimi apo jo. Ky protokoll përfshin nëse personi nuk ka temperaturë edhe pasi i janë hequr barnat, nuk ka kollë dhe ka rezultuar negativ në testet e koronavirusit.

Pyetja: Gripi sezonal i mbytë më shumë njerëz gjatë vitit se sa koronavirusi, atëherë pse duhet të brengosemi kaq shumë?

Është e vërtetë që 20.000 deri në 52.000 amerikanë kanë vdekur nga gripi sezonal që nga tetori ndërsa janë infektuar 34 milion njerëz në tërë botën nga ky grip. Ndërsa nga ana tjetër, koronavirusi i ka lënë të vdekur vetëm 37 amerikanë, dhe 5.000 të tjerë në tërë botën. Mirëpo duke marrë parasysh se ky virus nuk është i njohur deri tani, dhe ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë, sidomos për personat mbi 80 vjeç, kjo situatë është shumë më serioze.

Pyetja: A mund të infektohem nga kutitë e dërguara nga Kina?

Jo. Sipas OBSH-së, koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes kutive, të prodhuara në Kinë. Edhe pse koronavirusi mund të qëndrojë në sipërfaqe për disa ditë, nuk do të thotë që virusi mund të mbijetojë në kuti të transportuara dhe të ekspozuara në temperatura dhe ambiente të ndryshme.

Pyetja: A janë fëmijët më të rrezikuar se të rriturit?

Fatmirësisht, fëmijët dhe në përgjithësi të rinjtë janë më pak të rrezikuar të infektohen nga ky virus. Mirëpo gjithsesi, ata nuk janë imunë dhe kujdesi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

Pyetja: A janë gratë shtatzëna më të rrezikuara nga koronavirusi?

Nuk ka evidenca se gratë shtatzëna konsiderohen si më të rrezikuara nga koronavirusi. Deri më tani, vetëm njerëzit e moshuar konsiderohen si grupi i njerëzve më të rrezikuar ndaj infektimit.

Pyetja: Kur do të përfundojë kjo epidemi?

Kjo pyetje nuk ka një përgjigje specifike. Sipas ekspertëve, supozohet që kjo epidemi të përfundojë gjatë pranverës, për shkak të rritjes së temperaturave, mirëpo ende nuk mund të thuhet me siguri. /CNN/ Gazeta Express