Ushtria izraelite ka zhvendosur fokusin e saj ushtarak drejt Libanit gjatë periudhës së armëpushimit dyjavor me Iranin, sipas një zyrtari të ushtrisë izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e konsiderojnë tani Libanin si frontin kryesor operacional, ndërkohë që mbeten në gatishmëri të lartë për çdo zhvillim të mundshëm me Iranin, shkruan CNN.
Sipas të njëjtit zyrtar, IDF planifikon që brenda pak ditësh të rrethojë qytetin Bint Jbeil, i cili njihet si një bastion i Hezbollahut, ndërsa po zgjerojnë kontrollin e tyre në jug të Libanit. Ushtria izraelite ka deklaruar se në këtë zonë ndodhen vetëm një numër i vogël i luftëtarëve të Hezbollahut.
Marrja e kontrollit mbi Bint Jbeil shihet si një zhvillim i rëndësishëm, pasi zyrtarë të qeverisë izraelite po kërkojnë krijimin e një zone tampon në jug të Libanit për të mbrojtur komunitetet në veri të Izraelit pranë kufirit.
Ndërkohë, Izraeli dhe Libani pritet të nisin nesër bisedime direkte në Shtetet e Bashkuara me qëllim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës.