Çmimi Special 2019 shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21 - Gazeta Express
string(57) "cmimi-special-2019-shkon-per-kombetaren-e-hendbollit-u-21"

Çmimi Special 2019 shkon për Kombëtaren e Hendbollit U-21

Gazeta Express

27/02/2020 21:28

Komiteti Olimpik i Kosovës po mbanë ceremoninë “Lauretatët 2019” në të cilën po shpërblen sportistët më të mirë të vitit të kaluar.

Ceremoninë po e nderon me pjesëmarrje Marius Vizer, kryetar i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

Lexo Edhe:

KOK-u ka ndarë dy çmime speciale. Çmimi i parë Special i takoi përfaqësueses U-21 të Kosovës në hendboll për pjesëmarrje në Botëror. Sulmuesit të Kosovës në futboll, Vedat Muriqi i takoi Çmimi i dytë Special.

“Është mirënjohje e cila i dedikohet atyre që dhanë maksimumin dhe arritën të paraqiten në kampionat botëror. Një sukses i rëndësishëm për hendbollin dhe sportin në përgjithësi. I falënderoj të gjithë që kanë kontribuar për këtë sukses. Shpresoj se edhe ekipet tjera, ashtu si hendbolli, do të paraqiten në kampionate evropiane e botërore”, ka thënë presidenti presidenti i FHK-së Eugen Saraçini.