Çmimi marramendës i sandallave që mbathen shumë në Kosovë - Gazeta Express
string(57) "cmimi-marramendes-i-sandallave-qe-mbathen-shume-ne-kosove"

Fun

Gazeta Express

09/06/2021 15:08

Çmimi marramendës i sandallave që mbathen shumë në Kosovë

Fun

Gazeta Express

09/06/2021 15:08

Balenciaga dhe Crocs prezantuan bashkëpunimin për koleksionin e modës pranverë/verë 2022 dhe tërhoqën shumë vëmendje në mediat sociale.

Drejtori krijues i Balenciaga, Demna Gvasalia, prezantoi sandalet e  koleksionit për pranverën 2022, të cilat ngjallën shumë reagime për shkak se ishin dizajnuar me take.

Lexo Edhe:

“Është një këpucë shumë inovative. Për mua, këto teknika dhe puna me këto lloj materialesh janë shumë Balenciaga,”tha ai për Vogue.

Sandalet u shitën për 850 dollarë apo rreth 700 euro.