Çmimi “Kadare” vjen në Kosovë, triumfon romani “Zogjtë e qyqes” - Gazeta Express
string(58) "cmimi-kadare-vjen-ne-kosove-triumfon-romani-zogjte-e-qyqes"

Çmimi “Kadare” vjen në Kosovë, triumfon romani “Zogjtë e qyqes”

Arte

Gazeta Express

28/02/2021 18:34

Romani “Zogjtë e qyqes” shkruar nga Gani Mehmetaj shpallet vepra fitueses e Çmimit letrar “Kadare”, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj  dhe Marcel Hila.

Gazetari, publicisti, shkrimtari, dramaturgu dhe kineasti, Gani Mehmetaj, lindur në Pejë, fiton me një rrëfim intrigues për  dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Romani rrëfen kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve dhe fatin që përndjek etnitë e ndryshme, si urrejtjen mes serbëve e shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta apo edhe dashurinë e parealizuar. Lexuesi shqiptar do ta ketë në duar së shqpejti romanin “Zogjtë e qyqes” që pritet të botohet nga UETPREES.

Lexo Edhe:

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko,  morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim  në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë.

Juria e kryesuar nga shkrimtari Preç Zogaj, kishte në përbërje të saj profesorin e filozofisë Blerim Latifi, shkrimtarin Loer Kume, shkrimtarin Ermir Nika, si edhe studiuesen e letërsisë Genciana Abazi.

Kryetari i jurisë, shkrimtari Preç Zogaj theksoi se “veprat e paraqitura pohojnë fort dhe bindshëm një numër përfaqësues shkrimtarësh shqiptarë përtej kufijve gjeografikë, të cilët gjakojnë letërsinë e mirë dhe premtojnë një nivel dinjitoz të letrave shqipe në hapësirën e përbotshme komunikuese të letërsisë.”

Çmimi “Kadare” është një konkurs letrar që ka në fokus letërsinë shqipe dhe nxitjen e mbështetjen e autorëve shqiptarë që prej vitit 2015. /A2CNN