Në Natën Solemne të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Kosovë MONOAKT 2024 në Teatrin Dodona Juria Ndërkombëtare në përbërje: Nina Mazur (Ukrain/Gjermani), Tatiana Czepurnyi ( Gjermani), Svetlana Ivanova ( Ukrain/ Qipro) ndau çmimet si më poshtë:
– Shfaqja më e mirë e Festivalit GRAND PRI – Monodrama “Z. Ibrahim dhe lulet e Kuranit”, realizuar nga Marius Donkin, Bullgari.
– Regjia më e mirë e Festivalit -Alvydas Vizgirda, Lituani ne shfaqjen “Fabijonas”
-Aktori më i mirë i Festivalit – Ismet Azemi, Kosovë, në shfaqjen “Artisti në tavan”.
– Aktorja më e mirë e Festivalit – Dungaamaa Chimedtseye, Mongoli, në shfaqjen “E dashura ime. Ky është vetëm fillimi”.
– Çmimi Special (për tekstin e shfaqjes Hedy) – Heather Massie, në shfaqjen HEDY! Jeta dhe shpikjet e Hedy Lamarr, SHBA.
– “Çmmi – Monoperformansa më e mirë” – Zana Berisha
– “Çmimi – Monostripi më i mirë – Fiona Abdullahu.
– “Çmimi për Vepër Jetësore” – Safete Rogova
– “Çmimi për Vepër Jetësore – Post Mortum” – Haqif Mulliqi